Tre sulme kibernetike, rrezikohet interneti në të gjithë botën

Interneti në të gjithë botën është përballur gjatë ditës së sotme me sulme të fuqishme kibernetike, duke rrezikur internetin në të gjithë botën.

Ndërkohë, “DYN”, kompania që menaxhon performancën e internetit, ka paralajmëruar konsumatorët e vet se po përballen për herë të tretë ditën e sotme me sulme kibernetike.

Shumë përdorues të internetit, sidomos në SHBA, kanë hasur vështirësi në aksesimin e faqeve online. Media të njohura amerikane kanë qenë në kaos, ndërsa nga rrjetet sociale “Twitter-i” ka qenë më i prekur, duke mos funksionuar pjesën më të madhe të kohës.

“Inxhinierët tanë po punojnë për të zgjidhur këtë çështje”, njoftoi zyrtarisht DYN.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA thotë se është duke hetuar për të zbuluar kush fshihet pas këtij sulmi masiv kibernetik. Shtëpia e Bardhë e quajti “akt kriminal” këtë sulm në internet.

Artikulli paraprakSejid Kutubi triumfon në Turqi!
Artikulli vijuesDisa mënyra si të kursyeni para çdo ditë