Samsung prezanton tabletin e ri, Galaxy Tab 3 Lite

Për një kohë të gjatë tashmë është folur për modelin e ri të tabletit të Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy Tab 3 Lite, ndërsa tani kompania jugkoreane e ka zyrtarizuar këtë model të ri të tabletit në Android, për të cilin i ka dhënë të gjitha detajet dhe karakteristikat.
Samsung Galaxy Tab 3 Lite posedon ekranin me diagonalen prej 7 inç me rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, ndërsa i njëjti është i pajisur me procesorin dual core 1.2GB dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 3 Lite përfshijnë ehde 8GB memorie, portin për microSD, me të cilën memoria e tabletit mund të rritet edhe për 32GB tjera shtesë.

Samsung Galaxy Tab 3 Lite do të vijë me Android 4.2 Jelly Bean, baterinë me 3,600 mAh, lidhjet për WiFi, Bluetooth dhe kamerën me 2 mega-piksel.

Samsung ende nuk e ka bërë të ditur çmimin për Samsung Galaxy Tab 3 Lite, ndërsa tableti do të vijë në ngjyrën e bardhë dhe të zezë./ Telegrafi

Artikulli paraprakSë shpejti testi që tregon llojin e kancerit brenda pak orëve?
Artikulli vijuesDr. Shefqet Krasniqi takon kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri