VIDEO – Ekskluzive për Koha ISLAME: Flet Nëna e të dënuarve për rastin "Monstra"

Stafi i KohaIslame, ishte në vizitë në familjen e Agim dhe Afrim Ismailoviç, të dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”. Vendim ky i ngritur mbi shumë pikëpyetje dhe i paargumentuar në mënyrë të mirëfilltë ligjore. Në shtëpinë e vëllezërve Ismailoviç, gjetëm nënën e tyre, lokën Barie, e cila ishte e shtrirë pasi vuante nga sëmundja. Ishte e rrethuar nga barnat që i merrte. Me lot në sy e me dhembje në zemër i kujton djemtë e saj, që ajo thotë se ia morrën padrejtësisht. Ajo tregon se djemt e saj i ka edukuar duke pasur gjendje të rëndë ekonimike.

” Unë skam pasur bukë tiu jap, e lëre më ti edukojë për keq!”. Ajo tregon se tani për tani, përveç njerëzve bamirës, ajo nuk ka ndihmë tjetër, pasi edhe vajza me të cilën jeton ka të meta mendore. Lokja Barie, tha nëse djemtë e saj vërtetohen se janë vrasësit ajo është në gjendje të heq dorë nga ta. Ajo u shpreh shumë e sigurtë se djemtë e saj nuk kanë lidhje me vrasje dhe me atë që akuzohen. Në pyetjen tonë se a je në gjendje të takohesh të pish kafe me familjarët e të vrarëve në Smilkofci, ajo u përgjigjë: “Kam dëshirë të takohem dhe kuptojë dhimbjen e nënave maqedone që i kanë humbur djemtë në rastin famëkeq”. Për ta dëgjuar intervistën e plotë klikoni në linkun më poshtë/Kohaislame

Artikulli paraprakAmbasadori Amerikan Donald LU në XHAMI (nuk i pengon ISLAMI)!
Artikulli vijuesIsmail Kadare – Poezi për Babën Stalin