SAMSUNGU PRODHON SNAPDRAGONIN

Procesori i ri Snapdragon S4 i Qualcomm, i punuar me procesin 26-nanometërsh, është bërë aq i popullarizuar sa që kompania TSMC, e cila merret me prodhimin e tij, po përballet me probleme për të furnizuar tregun.

Për të mbajtur hapin me kërkesën, Qualcomm ka pranuar që ka nënshkruar një marrëveshje me një prej konkurrentëve kryesorë – Samsung, repartet e të cilit do t’i shfrytëzojë për prodhimin e çipave Snapdragon S4. Po ashtu, prodhimit do t’i bashkohet edhe United Microelectronics, që do të duhet të sigurojë rreth 20 deri 33 për qind të sasisë që tani për tani prodhon TSMC për Qualcomm.

Mirëpo, është interesant që Samsungu, përveç prodhimit vetjak të çipave Exynos për aparatet e veta Galaxy në tregun amerikan shfrytëzon pikërisht Snapdragonin S4 të Qualcomm, për shkak të përkrahjes më të mirë të rrjeteve LTE se Exynos.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa prodhimi i Snapdragonëve në repartet e Samsungut do të duhet të fillojë në çerekun e fundit të këtij viti.kohaislame

Artikulli paraprakVapa shton numrin e pacientëve
Artikulli vijuesNUMËR REKORD UDHËTARËSH NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI