Sarandë: 65-vjeçari vret gruan e më pas vetëvritet

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës. 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxa Leli, 57 vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë, raporton BW.

 

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 2 km larg Sarandës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një sherr për motive banale.

 

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, ndërkohë që trupat e pajetë u dërguan në morgun e qytetit./kohaislame


 

Artikulli paraprakPolicia përzgjedh më të shtrenjtit
Artikulli vijuesItali, toka vazhdon të dridhet, 29 tërmete gjatë natës