Schlumberger në krye të OSBE-së në Kosovë

Ambasadori i deritanishëm francez në Maqedoni, Jean-Claude Schlumberger, do të marrë kryesimin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Një vendim i tillë është marrë nga presidenca irlandeze e OSBE-së, pasi që kreut të tanishëm të OSBE-së në Kosovë, ambasadori austriak Werner Almhofer, i ka skaduar mandati katërvjeçar.
Vendimi për emërimin e Schlumbergerit në postin e ri në Kosovë është përshëndetur nga Ministria e Jashtme e Francës, përmes një komunikate postuar në uebfaqen e saj, ku theksohet edhe përkushtimi i Francës për Kosovën dhe stabilitetin rajonal, transmeton Koha.net.

Jean-Claude Schlumberger ka shërbyer si ambasador i Francës në Maqedoni në tre vjetët e fundit, prej vitit 2009, ndërsa karrierën e tij në MPJ-në franceze e ka nisur në vitin 1972.kohaislame

Artikulli paraprakKurti: Tash e kemi “Bac, u kry!” pjesa e dytë
Artikulli vijuesXhamisë së Çarshisë në kryeqytet i rikthehet pamja e vjetër