Ngjarja e rëndë që ndodhi në Maqedoni ka prekur çdo njeri, pasi brenda natës humbën jetën nëna dhe katër fëmijët e saj. Zjarri i rënë në familjen Zulbehari i mori jetën 39-veçares Fatime Zulbehari dhe katër fëmijëve të saj nga mosha 4 vjeç deri në 13 vjeç.
Këta që do shihni në foto janë 3 djemtë dhe vajza e familjes Zulbehari me origjinë shqiptare dhe banues në Tetovë.
Momentin që flakët përfshinë shtëpinë bashkëshorti Sulejman Zulbehari, roje nate, nuk ka qenë në shtëpi.
Ndërkohë komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie, e gjithashtu një prej fqinjëve të familjes së shuar është shprehur:
“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, zjarri e kaploi shtëpinë. Dëgjoheshin britmat e fëmijëve dhe nënës së tyre, mirëpo ishte e pamundur t’u ndihmohet. Deri sa dolëm ne nga shtëpia, kulmi i shtëpisë që digjej veçmë ishte rrënuar, ishte e pamundur të bëhet diçka. Nuk do ta harroj këtë tmerr deri në ditën e varrit”, ka deklaruar një fqinj për Gazetën Lajm.