Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik

Kryeparlamentari Ilir Meta në takimin ndërkombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s deklaroi se Shqipëria është shembull për bashkëjetesën shqiptare.

Meta tha se Tirana është si Jeruzalemi, por fjalën këtu e ka paqja.

“Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vend i harmonisë fetare”, tha ai.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik.

“Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Ne nuk kemi radikalizëm fetar, por politik dhe sfida jonë është që të luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, vijoi Meta.

Artikulli paraprakAnglia e Elizabetës së Parë, një histori e harruar islame
Artikulli vijuesBesa Gaxherri: Kosova shtet laik, s'ka kisha e xhamia në institucionet arsimore!