Seancë e re gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave”, sot duhet të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
Gjykimi paraprak që ishte paraparë për më 31 maj, u anulua për shkak se policia gjyqësore e Gjykatës Supreme nuk u lejoi avokatëve të të akuzuarve në proces që të hyjnë në sallë. Ndërkohë që seanca gjykuese për “Lagjen e Trimave” është anuluar plot pesë herë për shkak të arsyeve të ndryshme, kryesisht mungesës së kushteve hapësionore.
Gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të mbahet në sallën e Gjykatës Supreme, për shkak se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtje të gjykimit në të cilin ka numër të madh të të akuzuarve.
Gjykata në fillim të këtij muaji mori vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me personat e logjistikës të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” janë të akuzuar 29 persona, ndërsa si mbështjetje logjistike tetë persona.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin jetën e humbën tetë policë nga njësitet speciale dhe njësitet e posaçme të MPB-së, ndërsa rreth katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. Janë arrestuar edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.
You Might also Like
Drejtë Përsosëshmërisë! (Këshilla të arta për studentët)
https://www.youtube.com/watch?v=gnrxOx1j2t4
By
0 Min Read
Turqia heq taksën për fermerët, ndërsa për të rinjtë ofron kredi pa interes
Këto janë disa masa lehtësuese që ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi…
By
1 Min Read
Afrika e Jugut ndërton xhaminë më të madhe në vend
Autoritetet e Afrikës së Jugut, kanë inauguruar një ditë më parë xhaminë më të madhe…
By
1 Min Read
Reagim me rastin e akuzave ndaj imam Bekim Alimit për lidhje radikale
Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër me shqetësim të madh po përcjellë situatën e krijuar…
By
2 Min Read
Izrael vs Turqi – bisedime rreth anijes Mavi Marmara
Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Izraelit, është bërë me dije se Izraeli…
By
0 Min Read
Haziri: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë
Kryetari i zgjedhur i Gjilanit Lutfi Haziri i cili gjatë fushatës është angazhuar për lejimin…
By
2 Min Read
