A DO TË NDRYSHOJË RUMANIA KARSHI KOSOVËS?!

Ndryshimet politike që janë duke ndodhur në disa nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovës, sjellin një moment shumë të volitshëm për Kosovën, që bashkë me miqtë ndërkombëtarë të binden këto shtete që Kosova duhet njohur shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë për Radio Dukagjinin, zëvendësministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi.

Parlamenti i Rumanisë ka votuar për pezullimin e përkohshëm të presidentit, Trajan Basesku, i cili njihet për qëndrimet e tij kundër Kosovës. Basescu është pezulluar për 30 ditë, kohë gjatë së cilës do të mbahet një referendum për shkarkimin ose jo të tij nga detyra.

Rumania është në mesin e pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Një tjetër zhvillim në Rumani është emërimi i Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, i cili ishte komandant i forcave të NATO-s gjatë bombardimit të ish Jugosllavisë, u bë këshilltar i kryeministrit rumun Viktor Ponta.

“Duhet pritur referendumi në Rumani për të parë se si do ti qaset Kosova këtij shteti që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Nga ana tjetër, lajm të mirë e quan emërimin e Clark-ut, këshilltar të kryeministrit rumun edhe pse Selimi shprehet i vetëdijshëm që gjenerali amerikan nuk mundet i vetëm ta ndryshoj politikën rumune karshi Kosovës.

Zëvendësministri i jashtëm Selimi e pranon që shpresat më të mëdha për njohje nuk i kanë tek Rumania. Sipas tij lëvizje të mëdha ka pasur nga Greqia dhe Sllovakia.

Selimi potencon se Sllovakia dhe Greqia të vetmin arsyetim që e kanë dhënë për mos njohjen e Kosovës, ka qenë, shpallja e njëanshme e Pavarësisë. Por, siç potencon zëvendësministri i jashtëm, njerëz si Gjenerali Wesley Clark, do të ndihmojnë për t’ua bërë të qartë vendeve mos njohëse se shpallja e Pavarësisë ka qenë e koordinuar me të gjitha vendet e fuqishme ndërkombëtare.kohaislame

Artikulli paraprakWINDOWS 8 NË TETOR
Artikulli vijuesSAMSUNG FITON NDAJ APPLE