Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues për veprimtarinë kriminale në Kosovë, pjesë e së cilës besohet se ka qenë edhe vetë. Si i tillë po trajtohet nga autoritetet e EULEX-it.
Sekiraça po mbahet në një pavijon brenda Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e dënuar. Atje është dërguar të premten, disa orë pas arrestimit.
Autoritetet kosovare nuk dinë për këtë veprim të një prokurori të EULEX-it i cili po i kryen hetimet.
Burime brenda procesit i kanë thënë “Kohës Ditore” se Sekiraça ka çka të tregojë në mënyrë të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për përvojën e tij si i burgosur në një kamp të UÇK-së.
Sekiraça ndodhet në një pavijon me një polic të Kosovës, i cili ka fituar statusin e dëshmitarit bashkëpunues në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” në Prishtinë.
Me dëshminë e tij ai e ka shfajësuar Enver Sekiraçën nga shumë përgjegjësi penale që i janë vënë shumë vjet, derisa ka fajësuar veten dhe shokët nga Njësia Speciale e Policisë së Ferizajt, të cilët sipas tij, planifikonin ta vrisnin atë.
Enver Sekiraça dhjetë muaj para se të dorëzohet ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me EULEX-in, ndërsa ka vënë kushte para dorëzimit . Ai frikësohej nga vendorët, ndërkaq synon të dalë i pafajshëm para gjykatësve ndërkombëtarë shkruan “Zëri”.
Janë tri kushte që sekiraça u ka vënë EULEX-it. E para, Sekiraça ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i ofrojnë siguri dhe të jetë i pandehur i mbrojtur. Sekiraça ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit dhe jo të qëndrojë në burgim, dhe e treta që të gjykohet nga ndërkombëtarët. /Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Bora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë
Reshjet e borës gjatë ditëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës, kjo…
By
Redaksia
1 Min Read
Brahimaj: Ata mund të kenë luftuar për patriotizëm ose janë manipuluar
Njëri nga udhëheqësit e luftës në rajonin e Dukagjinit, Lahi Brahimaj, ka thënë të jetë…
By
Redaksia
2 Min Read
Sanxhaku nuk e harron Shaban Polluzhën
Boshnjakët kanë lidhje historike me shqiptarët e Kosovës, sepse kemi qenë, si të thuash, të…
By
Redaksia
6 Min Read
Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet
Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Protestë në kufirin Preshevë – Gjilan, "Amo na kini nimuuuu…"
Aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva protestuan dje pranë pikës kufitare…
By
Redaksia
1 Min Read
Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me Kosovën
Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e…
By
Redaksia
2 Min Read
