iPhone 5 problematik

Tashmë janë përhapur fjalët për shtëpizën që grithet shumë, që megjithatë e bën telefonin iPhone 5 më pak të veçantë, para se ta dëshirojnë pronarët e ardhshëm, ndërsa po arrijnë tashmë lajme të tjera edhe për probleme të reja të shfrytëzuesve, të cilat i shtohen problemeve tashmë ekzistuese me hartat e iOS 6 me të cilat njerëzit kanë përfunduar edhe në pyll dhe anë në terr.

Shumë shfrytëzues kanë raportuar probleme serioze me rrjetet WiFi të cilat janë të mbrojtura me protokolin WPA2. Përveç që bie lidhja, shpejtësia nganjëherë është aq e ulët dhe e bën faktikisht aparatin të papërdorshëm. Disa shfrytëzues thonë që shkyçja e opsionit LTE ndihmon, por duket që kjo nuk është zgjidhje universale. Përveç që shumë shfrytëzues nuk janë të kënaqur me punimin e shtëpizës prej alumini, ka mjaft raportime edhe për “rrjedhjen” e ndriçimit të prapavijës, derisa disa shfrytëzues kanë raportuar edhe problemet me Siri, të cilës ia zënë për të madhe konfuzionin dhe përgjigjet krejtësisht të huqura.

Por, në të njëjtën kohë ka edhe shumë shfrytëzues që janë krejtësisht të kënaqur.kohaislame

Artikulli paraprakDiaspora dërgon në Kosovë minimum 600 milionë € në vit
Artikulli vijuesSekiraça synon të dalë i pafajshëm