Sekretet e qiellit në Kuran

Para mijëra vitesh, disa njerëz besonin se eklipsi ndodh si rezultat i konfliktit midis zotërave. Disa fise në Kinë, Diellin e simbolizonin me një zog të artë, Hënën me bretkosë, dhe sa herë që ndodhte eklipsi, ata besonin se po zhvillohej një betejë midis këtyre dyve. Fiset e amazoneve besonin se kur ndodhte eklipsi i Hënës, ndonjë prej fëmijëve e ka goditur hënën në sy dhe i ka shkaktuar hemoragji hënës, pastaj hëna shërohej dhe kthehej në gjendjen normale.
Ndërsa arabët besonin se ku ndodhte eklipsi do të vdesi një njeri me autoritet e pushtet, ose do të humbin një betejë të madhe. Në këtë kohë u dërgua profeti i mëshirës dhe udhëzimit, ku mohuesit e Mekes u përpoqën të hidhnin dyshime në mesazhin e tij Hyjnor.Si ta trajtojë profeti i madh këtë dukuri dhe si të flasi rreth kësaj? A u përzien fjalët e tij me këto legjenda që njerëzit besonin në atë kohë?
Një gur i vjetër para mijëra viteve në të cilën është gdhendur përfytyrimi i eklipsit në atë kohë si zogu dhe bretkosa.
Dukuria e eklipsit ka lidhje të dretëpërdrejtë me tre trupa, Dielli, Hëna dhe Toka. Hëna rrotullohet rreth Diellit, Toka dhe Hëna rrotullohen së bashku rreth Diellit në një orbitë të caktuar. Ndodh disa herë që Hëna kalon përballë Diellit dhe pengon dritën e Diellit prej nesh, këtë e quajmë eklipsi i Diellit. Ndërsa eklipsi i Hënës ndosh kur Toka hyn në mes të Diellit e Hënës dhe pengon rrezet e Diellit e ne mendojmë se Hëna është zhdukur.

Eklipsi i Hënës ndodhe me e pakta një herë në vit. Është e çuditshme se ai që ndodhet ne Hënë gjatë eklipsit të Hënës, ai shikon eklipsin e Tokës!
D.m.th ai nuk shikon Tokën, por shikon hijen e Tokës sepse Dielli ndodhet pas Tokës. Shpejtësia e Hënës gjatë eklipsit arrin afërsisht 1km në sekondë, dhe zgjat 100 minuta zakonisht.
Këtu ne shikojmë format e vërteta të etapës së Hënës gjatë eklipsit, dhe gradualisht shikojmë se si Toka e mbulon dritën e saj pak nga pak derisa errësohet plotësisht. Allahu i Madhëruar thotë:
“Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës” {Jasin: 39}.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?” {El-Kijame: 7-10}.

Temperatura në sipërfaqjen e Hënës në gjëndje normale arrin 130 centigradë, që do të thotë se nëse vendosim ujë mbi të do të avullonte menjëherë. Ndërsa gjatë eklipsit, temperatura mbi sipërfaqjen e Hënës zbret -99 nën zero, që do të thotë se për një orë e gjysëm temperatura ndryshon 229 centigradë. Eklipsi më i gjatë e Hënës ka zgjatur 1 orë e 40 minuta, ndërsa eklipsi më i gjatë i Diellit nuk zgjat më shumë se 7 minuta e 40 sekonda. Eklipsi i Hënës mund të ndodhi edhe tre herë gjatë vitit, ndërsa eklipsi i Diellit mund të ndodhi edhe pesë herë gjatë vitit.

Ndryshe nga eklipsi i Diellit, shikimi i eklipsit të Hënës është plotësisht i sigurtë. Prandaj mund të shikohet drejtëpërdrejtë dhe të kënaqesh me këtë pamje të mrekullueshme e të pazakontë, dhe ne si besimtarë duhet të themi lutjen që na e ka mësuar vetë Krijuesi i gjithçkaje:
“O Zoti Ynë, Ti nuk i ke krijuar kot këto- lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit. O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarrë ndihmuesi. O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. 0 Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët! O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!” {Al-lmran: 191-194}.
Si e trajtoi pejgamberi Muhamed alejhi selam këtë dukuri? Pejgamberi Muhamed alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, Dielli dhe Hëna janë dy argumenta prej argumentave të Allahut të Madhëruar dhe eklipsi i tyre nuk ndodh për shkak të vdekjes dhe lindjes së askujt. Nëse e shikoni eklipsin, ngrihuni në përmendjen e Allahut të Madhëruar dhe në faljen e namazit”. {Transmetoi Buhari & Muslim}.
Shtrohet pyetja: Çfarë gjëje të re na ofron kjo thënie profetike? Dihet se para 1400 vitesh legjendat kishin mbuluar gadishullin arabik, ndërsa kjo thënie konsiderohet si themeli më i saktë i shkencës së astronomisë. Pejgamberi Muhamed alejhi selam thotë se këto dy krijesa janë prej argumentave të Allahut të Madhëruar dhe nuk përfaqësojnë askënd prej krijesave, por veprojnë vetëm me urdhërin e Krijuesit të tyre. Dielli dhe Hëna nuk kanë lidhje me askënd mbi Tokë, por ato janë prej krijesave që nuk të bëjnë as dëm dhe as dobi. Pra, profeti alejhi selam mohoi të gjitha bestytnitë dhe legjendat e kohës së tij të cilat nuk kishin baza shkencore. Kjo thënie që ia ka kaluar çdo zbulimi shkencor, është një nderim nga Allahu I Madhëruar që vërteton se ai është i dërguari i Allahut dhe nuk flet në ajër.

Shkeputur nga libri “Sekretet e qiellit ne Kuran”

Artikulli paraprakSi e nënshtroi Allahu diellin për njeriun?
Artikulli vijuesRëndësia e besimit islam.