Gjermani: Rënie e ndjeshme e popullsisë

Popullsia gjermane është rishikuar në rënie deri në 1,5 milionë banorë duke arritur në 80,5 milionë më 9 maj të vitit 2011, njoftoi sot Zyra e Statistikave, DESTATIS, pas publikimit të rezultateve të para në Gjermaninë e bashkuar.

Popullsia e Gjermanisë, vendi më i populluar i Bashkimit Evropian, ishte vlerësuar deri tani në 81,7 milionë banorë në të njëjtën datë nga vlerësimet, në bazë të regjistrimeve të kryera gjatë viteve ’80 në Gjermaninë Perëndimore dhe në atë Lindore.

Regjistrimi i fundit i kryer në vitin 2011 kishte synim modifikimin e këtyre shifrave, besueshmëria e të cilave ishte e diskutueshme./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSelimi e Lushtaku presin vendimin
Artikulli vijuesObama thotë se Amerika nuk është në luftë kundër Fesë Islame