Selimi me avokat amerikan, Lushtaku me izraelit

Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë angazhuar avokatë me përvojë në Gjykatën e Hagës, ka mësuar “Koha Ditore”.

Selimi pritet të përfaqësohet në gjykim nga avokati amerikan, Gregory Guy Smith, i cili ka mbrojtur Idriz Balajn në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ndërsa Lushtaku do të mbrohet nga Nick Kaufman, nga Izraeli, i cili ka mbrojtur disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë, siç është Kaing Guek Eav, komandant i burgut të kmerëve të kuq në Kamboxhia.

Ata kanë aplikuar për licencim në Odën e Avokatëve të Kosovës. Organet e OAK-së janë duke shqyrtuar aplikimet e tyre. Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, akuzohen për krime lufte, që supozohet se kanë kryer në Likoc në vitin 1998. Ata po ndiqen penalisht nga prokurorë ndërkombëtarë të EULEX-it.

Akuzat kundër tyre janë të rënda, përfshirë torturimin, rrahjen sistematike dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve. Lushtaku akuzohet edhe për vrasje të një civili shqiptar./kohaislame

Artikulli paraprakI vrari në Siri Hetem Dema, ishte veteran i UÇK-së
Artikulli vijuesPërkëdheljet stimulojnë ngopjen dhe vetëkontrollin