Selman El-Aude: Nuk jetohet me lavdinë e së kaluarës

Shejh Selman El-Aude ka publikuar një status interesant në profilin e tij në Twiter ku përmend fenomenin e lavdërimit të tepruar të muslimanëve me të kaluarën e ndritur, duke thënë se lavdia nga e kaluar nuk na shërben asgjë për lavdinë e sotme.

Ai në twiter shkruan: Disa arab gjithmonë përsërisin sukseset e së kaluarës dhe mburren me rrëfimin e lavdisë së vjetër. Edhe pse kjo është e vërtetë, është koha që lavdia e vjetër të harrohet dhe përfundimisht të fillohet të ndërtohet e lavdia e sotmes, sepse lavdia e kaluar nuk na shërben në lavdinë e të sotmes.”

Në komentin e tij në të njëjtën temë, Dr. Selman El- Aude thotë: “Madhështia dhe lavdia e kolosëve muslimanë, të cilën gjithmonë e përmendim, shihet në atë se ata jetuan kohën e tyre dhe ndërtuan të ardhmen duke mos kthyer në të kaluarën.”

(Islampress)

Artikulli paraprakEkonomia ruse po kalon ditë të vështira
Artikulli vijuesIslami i padukshëm shqiptar