Në një shkrim të tij, dijetari i shquar bashkëkohorë, Dr. Selman el-Audeh, teksa flet për hallin e muslimanëve sot në botë dhe daljen nga kriza, fillon me këtë ngjarje personale:
“Një miku im më pyeti: A nuk po e sheh se gati çdo ditë po humbim më të dashurit tanë, e humbin tokën tonë, e humbim ndikimin tonë dhe se çdo ditë po ballafaqohemi me katarastrofa dhe kriza?
“Po”- I thash.
Më pyeti sërisht: Çfarë donë të thotë kjo? Pse të na ndodh e gjithë kjo? Sa do të zgjasë dhe ku është dalja dhe mbështetja?
Iu përgjigja: Nuk mund t’i ikim Allahut, përveç se të shkojmë drejt Tij. Nuk ka fuqi dhe forcë përveç se nga Allahu.
Ai për këtë më tha: Ja shiko, ne e lusim Allahun natën dhe ditën, haptazi dhe fshehurazi, por Ai nuk na përgjigjet dhe as nuk na i pranon lutjet tona!
I thash: Allahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Duaja është vetëm një nga shkaqet sheriatike. Ekzistojnë edhe shumë shkaqe të tjera sheriatike, (për të ardhë deri te ndihma dhe pranimi i lutjeve), e që janë: drejtësia, bamirësia, pengimi i padrejtësisë dhe zullumit, mbështetja e sinqertë në Allahun xh.sh. etj.”, ka theksuar Dr. Selman el-Audeh.
Pra, për të ardhë deri te ndihma e Allahut, nuk mjafton vetëm se t’i lutemi Atij, por edhe të punojmë për të arritur te Pëlqimi i Tij.
Burimi: Saff.ba
(Islampress)