Selmani: Liburn Aliu më fyeu mbi baza familjare, kërkohet dorëheqja e tij

Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se, Muhamet Selmani, ka thënë se është sulmuar nga Luburn Aliu dhe është fyer në baza familjare, raporton Indeksonline.
“Më ka ofenduar mbi baza familjare dhe më ka goditur”, ka thënë Selmani. 
 
Ndërsa Lirak Çelaj nga PDK-ja ka thënë se nuk është hera e parë që sulmohen asambleistët. Ai po ashtu ka shtuar se Liburn Aliu ishte i armatosur.
“Nuk është hera e parë që militantët e VV-së sulmojnë asambleistët e Kuvendit Komunal”, ka thënë Çelaj. 
 
Çelaj ka thënë se nuk zgjidhen problemet me sulme fizike që iu bëhen asambleistëve.
“Edhe lusim Shpend Ahmetin të reflektoje dhe ta shkarkoj Liburn Aliun”, ka thënë Çelaj.
 
Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.
 
“Liburni do të vazhdoj të jetë në postin e Drejtorit të Urbanizmit, deri sa Shpend Ahmeti nuk vendos ndryshe”, ka thënë Sejdiu. kohaislame
Artikulli paraprakMasa preventive kundër etheve hemoragjike
Artikulli vijuesBajrami: Në Pejë jo diploma fals, por regjistrime