Sëmundjet që nuk kanë simptoma për një kohë të gjatë dhe që vështirë zbulohen

Disa sëmundje janë të dukshme, por disa gjendje zhvillohen ngadalë, dhe njerëzit zakonisht nuk vërejnë që sëmundja është shfaqur derisa bëhet shumë vonë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të shkoni rregullisht në kontrolle dhe të lajmëroni mjekun edhe për ndryshimet e vogla që i ndjeni. Në çka duhet të keni kujdes të veçantë:

Nivelet e ulëta të vitaminës D

Edhe pse ndoshta nuk do të vëreni se është duke ndodhur diçka e rrezikshme, nëse niveli i vitaminës D për një kohë të gjatë është nën 30 ng/ml, kjo mund t’i kontribuojë zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, disa llojeve të kancerit dhe sklerozës së shumëfishtë.
Vitamina D ndihmon edhe absorbimin e kalciumit, ndërsa mungesa e saj ndikon keq edhe në eshtrat tuaja. Nivelet më të ulëta se 20 ng/ml mund të konsiderohen mungesë. Fatmirësisht, kontrolli dhe kompensimi i vitaminës D janë të thjeshta. Mos ikni me panik nga dielli dhe trupi juaj do të krijojë mjafte vitaminë D vetvetiu. Nëse keni mungesë serioze, kjo duhet të kompensohet me shtesat e ushqimit. Kontrolloni përsëri gjendjen pas disa muajsh.

Hipotireoza

Gjëndra tiroide rregullon metabolizmin dhe një varg të sistemeve dhe proceseve kyç. Te tiroidet që nuk janë aktive sa duhet gjëndra nuk prodhon hormonin (TSH) dhe trupi nuk funksionon si duhet. Simptomat e hipotireozës, siç janë lodhja dhe jotoleranca ndaj të ftohtit, mund të neglizhohen lehtë sepse janë subtile dhe mund të shfaqen gradualisht. Gjëndra e ngadalësuar mund të çojë deri te trashja, sëmundjet e zemrës, kolesteroli lartë, steriliteti, depresioni dhe dëmtimi i nervave. Nëse dyshoni për këtë, kontrolloni nivelet e TSH-së në gjak. Kontrollet e rregullta duhet t’i filloni në moshën 35 vjeçare dhe në kontroll të shkoni çdo pesë vite.

Diabeti i tipit 2

Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaft insulinë, e cila tret glukozën, zhvillohet diabeti. Ai shfaqet shpesh gradualisht sepse prodhimi i insulinës ngadalësohet në pankreas. “Mund ta keni diabetin me vite dhe të mos e dini”, thotë dr. Melina Jampolis, interniste dhe autore e librit “The Calendar Diet”. Diabeti mund të dëmtojë sytë, zemrën, veshkat dhe mbaresat nervore. Nga viti 2009 mjekët më së shumti rekomandojnë testin A1C, i cili mat nivelin mesatar të glukozës në sistemin e qarkullimit të gjakut gjatë disa muajve të fundit nga mostrat gjakut dhe pa pasur nevojë të qëndroni të uritur para testit. Nëse jeni të trashë dhe keni histori familjare të diabetit, kini kujdes që testimin e parë ta bëni me 45 vjet.

Tensioni i lartë i gjakut/hipertensioni

Për shkak të plakjes dhe faktorëve të rrezikut siç është historia familjare e sëmundjes dhe pesha e tepruar trupore, tensioni i gjakut në muret e artereve mund të bëhet shumë i madh. Kjo në fund çon deri te hipertensioni. Komplikimet eventuale përfshijnë sulmin në zemër, sulmin në tru dhe sëmundjet e veshkave. “Si kardiolog e di që pacientët mund të kenë hipertensione simptomatike me vite para diagnozës”, tha dr. Melissa Kong dhe shton: “Kjo thekson rëndësinë e kontrolleve sistematike vjetore, madje edhe nëse ndiheni të shëndetshëm.” Kini parasysh që tensioni normal është rreth 120/80 mmHg.

Kolesteroli i lartë

Qoftë për shkak të ushqyerjes së keqe apo gjenetikës, nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak mund të bllokojnë arteret, çka çon deri te qarkullimi i keq i gjakut në organet vitale, siç janë zemra dhe truri. Në fund kjo mund të shkaktojë sulm në zemër ose sulm në tru, thotë kardiologia dr. Sara Collins. Përveç kësaj, niveli i lartë i kolesterolit dhe hipertensioni janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës, çka vret më shumë femra se sa tre shkaktarët vijues të vdekjes të kombinuar.”
Por, nivelet e larta të kolesterolit nuk mund të ndihen. Për këtë arsye shkoni në kontroll rutinor të gjakut. Nëse kolesteroli është i lartë, mjeku me siguri do t’ju rekomandojnë ushtrimet dhe ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes si kurë fillestare de pastaj do t’ju dërgojë të bëni edhe testin kontrollues. Te nivelet e rrezikshme do t’ju përshkruaj edhe ilaçet.

Fibromyalgia

Fibromyalgia është gjendje kronike ose sindromë e dhimbshme e cila karakterizon dhimbjen e muskujve, ligamenteve dhe gilcave që përcillet me lodhje. Karakteristike janë pikat e caktuara në trup të cilat janë shumë të dhimbshme në prekje. Shumica e njerëzve ndien lodhje të moderuar deri të fortë, ka çrregullime të gjumit, janë të ndjeshëm në prekje, dritë dhe zë dhe kanë çrregullime kognitive. Shumë individë vuajnë edhe nga gjendje bllokuese komorbide, siç është sindroma e zorrës së irrituar, lupusi dhe artriti.
Por fibromyalgia është vështirë të diagnostikohet sepse nuk ka test për këtë çrregullim. Mjekët vijnë deri te diagnoza duke përjashtuar sëmundjet tjera të mundshme, ashtu që mund të kalojnë vite para se të merrni vesh se cili është problemi. Edhe pse fibromyalgua nuk është e rrezikshme për jetën, ekziston kostoja për shkak të efikasitetit të pamjaftueshëm ose presioni mental. Faktorët e rrezikut përfshijnë shfaqjen e sëmundjes në familje, praninë e sëmundjeve reumatike por edhe të sëmundjeve infektuese, siç është sëmundja Lyme dhe disa ngjarje traumatike siç është fatkeqësia në komunikacion.

Anemia

Me reduktimin e ngadaltë të rruazave të kuqe të gjakut, shfaqen simptoma subtile, si lodhja. Pasi që rruazat e kuqe të gjakut bartin oksigjen, kjo mungesë e oksigjenit mund të dëmtojë organet dhe të rrisë rrezikun për sulm në zemër. Informojeni mjekun nëse jeni shpesh të lodhur, veçanërisht nëse keni menstruacione të rënda ose çrregullim zorrësh, si sëmundja e Crohnit ose celiake. Mjeku do të kontrollojë gjakun dhe do të rekomandojë terapinë./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakFirefox 19 vjen me lexues të PDF-ve dhe veçori të tjera
Artikulli vijuesBarani: Francezët thoshin, veriu është Serbi