Klasat mbahen në baraka të improvizuara, dhe leximi i Kuranit bëhet në panele druri, ku për të shkruar përdoret qymyr në vend të stilolapsave.
Fëmijët në fushën e Arafatit, rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar, në kushte të vështira mësojnë për të lexuar Kuranin, librin e shenjtë të muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Senegal, rreth 92 për qind e popullsisë është muslimane. Në shkollën fillore, “Dara”, nxënësit nga mosha 5 deri 17 vjeç, mësojnë të lexojnë alfabetin arab dhe pasazhe nga Kurani duke i shkruar ato në pllaka druri. Orët mësimore mbahen në baraka të improvizuara, dhe leximi Kuranit bëhet në panele druri, ku për të shkruar përdoret qymyr në vend të stilolapsave.
Pasi të kenë mësuar përmendësh vargjet e shkruara, duhet ti fshijnë ato dhe të shkruajnë të reja.
Një nga mësuesit, Osman Mbillni i cili ka shtatë vjet që punon në këtë shkollë, tha për AA se pavarësisht mundësive të kufizuara, ato përpiqen të mësojnë fëmijët të lexojnë Kuanin.
Një tjetër mësues i kësa shkolle, Sow jep mësim dhe nuk pret ndonjë kompensim për të. “Ne japim mësim për rreth 60 njerëz të moshave të ndryshme.
Studentët pas shkollës vijnë këtu për të mësuar dhe lexuar Kuranin,” tha ai./aa/al