Sepse, me ty nuk do të ngelet, veçse All-llahu…

Në prag të kësaj dite të re, më lejoni të ndaj me ju këtë urtësi të hollë, si reflektim i eksperiencave të jetës, leximeve në librat e shenjtë dhe besimin në Një Zot!

E lexova në gjuhën arabe, po e sjell në shqip:

“Lëri dyert e jetës tënde të hapura, le të hyjë kush të hyjë, le të dalë kush të dalë…

Mos u lidh pas atyre që hyjnë, as mos u mërzit për ata që largohen… Sepse, me ty nuk do të ngelet, veçse All-llahu…

Fatkeqësitë në jetë, nuk janë sprovë e forcës tënde personale, por sprovë e mbështetjes tënde në All-llahun, e kërkimit ndihmë prej Tij dhe e besimit në Të!

Afrohu me Zotin tënd dhe mbështetju Atij, të afrohet çdo gjë!”
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari

Artikulli paraprakNdërron jetë babai i Sidrit Bejleri
Artikulli vijuesKur ushtarët Holandez veshën rroba të ushtarëve Osmanlij