
Përderisa shqiptarët po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre në veri të Mitrovicës, e kundërta po ndodh me serbët.
Atje po ka filluar zhvillimi i projektit Bregu i Diellit. Të paktën kështu ka shkruar serbët e kësaj pjese madje kanë publikuar edhe fotografi për këtë.
Ata thonë se sa për fillim do të kthehen një mijë persona të zhvendosur, e shpresojnë se do vazhdohet me kthimin e dhjetëra të tjerëve, të cilët do u mundësohen kushte të mira të ekzistencës, raporton lajmi.net.
E ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve është penguar muaj më parë, e pritet të fillojnë javën e ardhshme, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.