Serbët rrënojnë shtëpinë e shqiptarit pa e pyetur fare, rrahin dhe policin

Një grup serbësh të veriut të Mitrovicës kanë sulmuar rreth orës 15:00 një patrullë të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, e cila serbëve iu kishte ndërprerë punimet në rrafshimin e shtëpisë së Skënder Agollit, kanë thënë burime të portalit.
 
Shtëpia e Skënder Agollit e cila është djegur gjatë luftës nga forcat serbe, gjendet në rrugën ‘Vllada Çetkoviq’ në veri të Mitrovicës, ndërsa të mërkurën kompania serbe ‘Metal’ nga Zveçani, pronë e Rade Steviq, ka filluar rrafshimin e saj, pa lejen e pronarit shqiptar.
 
Policia në veri të Mitrovicës ka mohuar se një patrullë e policisë është sulmuar nga disa serbë, ndërsa që ka pohuar se një qytetar shqiptar është ankuar se dikush po i rrezonte shtëpinë e djegur.
 
Zhelko Bojiq, shef i operativës së policisë së Kosovës në veri, i ka thënë portalit ‘Tesheshi’ se nuk qëndron fakti se patrulla e policisë që ka qenë në ruajtjen e shtëpisë së Skënder Agollit është sulmuar nga ndokush.
 
“Mirëpo kemi pasur një ankesë nga një banor shqiptarë që ka njoftuar se persona të caktuar, pa lejen e tij, janë duke i rrafshuar shtëpinë e tij e cila gjendet në rrugën ‘Vllada Çetkoviq’ në veri të Mitrovicës”, ka thënë Bojiq.
 
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar makinerinë e cila është gjendur në oborrin e shtëpisë në fjalë, ka thënë Bojiq.
 
Bojiq ka mohuar të jetë arrestuar dikush nga kompania që po rrënonte shtëpinë e shqiptarit.
 
Në anën tjetër, burime të portalit ‘Tesheshi’, nga policia e Kosovës në veri të Mitrovicës me kusht të anonimitetit kanë theksuar se policia e Kosovës e cila ishte angazhuar në ndërprerjen e punimeve të kompanisë ‘Metal’ nga Zveçani, është sulmuar nga një grup serbësh.
 
Sipas burimit, disa policë kanë pësuar lëndim të lehta trupore, ndërsa që zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës nuk kanë lejuar policët që të hapin rast për këtë sulm.
 
“Në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, pak pas orës 15:00 është sjellë i arrestuar pronari i kompanisë ‘Metal’, Rade Steviq. Steviq njihet si bashkë punëtor i afërt i njeriut numër dy të krimit të organizuar të veriut të Mitrovicës dhe Kosovës, Millan Radonjqiq” ka nënvizuar burimi i portalit.
 
Burimi ka shtuar se në çfarë pasigurie jetojnë banorët e veriut të Mitrovicës dhe sa është e kapur policia e Kosovës në këtë pjesë nga krimi i organizuar, flet fakti se policët e sulmuar nuk po lejohen të hapin rast kundër këtij grupi kriminal.
 
Rrënimi dhe rrafshimi i shtëpisë së shqiptarit ishte urdhëruar të bëhet nga krerët e krimit të organizuar të veriut të Kosovës, Zvonku Veselinoviq dhe Millan Radonjqiq, me qëllim që aty të ndërtohet një objekt shumëkatësh i banimit dhe atë pa marrë leje nga pronari i shtëpisë ka thënë burimi.
 
Portali nuk ka mundur të kontaktoj pronarin e shtëpisë.
 
p.s. fotoja që shoqëron shkrimin është ilustruese 
 
/tesheshi.com/
Artikulli paraprakKelmendi: ETC-ja tërhiqet nga financimi i Superligës së basketbollit
Artikulli vijuesShala: Jahjaga, Mustafa e Hyseni i kanë njohur me emër e mbiemër grupin e armatosur të Kumanovës