Serbët shesin toka, e marrin subvencione edhe pse s'kanë toka

Shumë troje në fshatrat në rrethinë të Prishtinës, pas luftës i kanë blerë shqiptarët. Por, serbët vazhdojnë të marrin subvencione për bujqësi, ndonëse nuk kanë më tokë.

Këto subvencione ata i marrin nga Qeveria e Serbisë, sepse ata bazohen në të dhënat e vjetra kadastrale, duke mos kërkuar verifikime nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë të Serbisë, mjete stimuluese kanë marrë 4000 familje serbe në Kosovë, në vlerë prej 800 mijë eurove.

Në komunën paralele serbe në Graçanicë thonë se nuk mund ta ndalin këtë dukuri dhe se këta serbë për tokat që nuk i kanë marrin subvencione edhe nga Kosova, raporton Telegraf.

“Zyra e sektorit të bujqësisë dhe drejtoria e Trezorit janë 20 centimetra në distancë, dhe ata njerëz aplikojnë tek unë e edhe tek Trezori i të dhënave kadastrale”, thotë Jelena Stojanovic.

Vetëm në Graçanicë, Serbia paguan 500 mijë euro për subvencione të tilla.kohaislame

Artikulli paraprakInvestimet e huaja kanë filluar të shënojnë rritje
Artikulli vijuesArmët kimike në Siri – Analizat mund të zgjasin deri në tri javë