Serbi me TNT në Prishtinë, sot doli para gjygjit – Mediat Heshtin

HESHTIN MEDIAT, SERBI DEL PARA GJYKATËS PËR SULM TERRORIST NË KOSOVË
***************************************************************
Para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka filluar gjykimi ndaj Sllobodan Gavriqit i akuzuar për përgatitje të sulmit terrorist.
Njëri nga mbrojtësit e Sllobodan Gavriqit, avokati Dejan A. Vasiq ka thënë se sot ishte seanca e parë dëgjimore.

“Gavriq sot vetëm do të deklarohet për aktakuzën, kurse mbrojtjes do t’i dorëzohet e gjithë dosja e rastit”, ka thënë Vasiq, transmeton Indeksonline. Gavriqin e mbroj edhe avokati tjetër, Zhivojin Jokanoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 10 korrik ka ngritur aktakuzë për përgatitjen e sulmit terrorist kundër Sllobodan Gavriqit, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë i cili në dhjetor të vitit të kaluar u arrestuar në Prishtinë me mbi 12 kilogramë eksploziv.
Që nga ajo kohë ndodhet në paraburgim.

Në aktakuzë shkruan se Gravriq përgatiste kryerjen e veprës penale – terrorizëm – më qëllim që seriozisht ta frikësojë popullatën, destabilizojë dhe të shkatërrojë strukturat më të rëndësishme politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Kosovës.

Facebook:/InfoIslame

Artikulli paraprakAga Zekë ia kthen turkofobit Besir Arifi
Artikulli vijuesTIRANA KRYEQYTETI SHQIPTARË TANI ME ASAMBLEISTE ME SHAMI