Serbia ankohet për borxhet e Titos që kjo duhet t’i kthejë

Sivjet arka edhe ashtu e cekët e shtetit të Serbisë do të “lehtësohet” edhe për gati 300 milionë euro për kthimin e borxheve të moçme mbi 40 vjet, nga koha e Titos kur kryeministër i Jugosllavisë së atëhershme ishte Veselin Gjuranoviq, ankohen zyrtarët e vendit që vullnetarisht deshën të jenë trashëgimtarë të Federatës së shpërbërë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, bëhet fjalë për barrën më të madhe kreditore që Serbia sivjet duhet ta kthejë – 289,2 milionë euro.

Kreditë që kjo duhet t’ua kthejë klubeve të Parisit e të Londrës, Bankës Botërore dhe asaj Investueser Europiane. Shuma e përgjithshme është 8,8 miliardë euro, transmeton Koha.net. Më së shumti duhet t’i kthehet Klubit të Parisit – 103, 6 milionë euro, Bankës Botërore 74,7 milionë, Klubit të Londrës 53,8 milionë dhe BE-së 44,7 milionë euro, saktëson “Blic”.

Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24,8 miliardë euro.

Artikulli paraprakMaqedoni, 127 mijë administratorë
Artikulli vijuesNjë grup intelektualësh po kërkon dorëheqjen e Qeverisë