Një grup intelektualësh po kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Një grup prej rreth 30 personash, që veten e quajnë “grup i intelektualëve dhe autoriteteve morale” dhe që përbëhet nga shkrimtarë, poetë, profesorë, doktorë, veprimtarë, gazetarë e avokatë, po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një apeli dërguar mediave, ky grup thotë se duke dashur të marrim përgjegjësitë tona qytetare e intelektuale, dëshirojmë t’u drejtohemi publikisht qytetarëve të Republikës, Qeverisë dhe forcave politike, lidhur me situatën në Kosovë, me qëllim që të ndihmojmë në marrjen e vendimeve të drejta e të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Përpjekjet e qeverisë aktuale për të kontrabanduar e realizuar marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese se ato janë në shpërputhje me frymën e Kushtetutës dhe e cenojnë rëndë rendin kushtetues e juridik të Republikës, tregojnë qartë se kemi një qeveri politikisht të papërgjegjshme dhe të pamoralshme, dorëheqja e së cilës shtrohet si kërkesë dhe nevojë imediate”, thuhet në këtë apel të këtij grupi.

Ata shprehen të bindur se “për shkak të problemeve të krijuara dhe të gjendjes me të cilën po ballafaqohemi, kemi ardhur në situatë kur Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet”.

Grupi konsideron se kjo duhet të ndodhë për arsyet e mëposhtme:

  • për shkak të mënyrës se si po trajtohet pasuria nacionale (Trepça, Brezovica, Termocentralet e Kosovës etj.),
  • për shkak të sjelljes së Qeverisë lidhur me Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi,
    për shkak të dështimit në UNESCO,
  • për shkak të dështimit në procesin e liberalizimit të vizave,
  • për shkak të shkeljeve të premtimeve zgjedhore, – për shkak të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor dhe të mungesës së drejtësisë në vend,
  • për shkak të largimit masiv të popullatës nga Kosova
  • për shkak të ndjekjeve penale të një numri të konsiderueshëm të deputetëve dhe të represionit ndaj opozitës në përgjithësi,
  • Sidomos për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me të cilin akt kryeministri shkeli themelet e rendit kushtetues-juridik të vendit, të cilat shkelje i vërtetoi tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dorëheqja e qeverisë bëhet imediate
    “Përfundimisht, vetëm dorëheqja e Qeverisë, që tashmë ka humbur legjitimitetin, do të rikthejë vullnetin e popullit dhe do ta ndalë shndërrimin e Kosovës në shtet autoritar”, përfundon reagimi i “Grupit të intelektualëve dhe autoriteteve morale”.

Grupi i intelektualëve dhe autoriteteve morale përbëhet nga:

Sadri Fetiu, shkrimtar
Agim Vinca, profesor
Avni Dehari, shkrimtar
Skënder Kastrati, veprimtar
Rushit Ramabaja, shkrimtar
Bislim Pireva, profesor
Shefik Shkodra, shkrimtar
Fatime Ahmeti, poete
Nazim Qehaja, doktor
Gani Korça, gazetar
Ismajl Kastrati, ekonomist
Bashkim Lajçi, profesor
Zymer Neziri, profesor
Hasije Selishta, poete
Reshat Sahiti, shkrimtar
Abdyl Kadolli, shkrimtar
Nebih Bunjaku, shkrimtar
Gani Abazi, doktor
Behare Rexhepi, shkrimtare
Binak Ulaj, profesor
Xhafer Shatri, veprimtar
Begzad Baliu, profesor
Afërdita Dervishi, profesoreshë
Bejtush Isufi, avokat
Fitim Alidema, profesor
Shefqete Gosalci, poete
Shqipe Hasani, poete
Muhamet Keka, shkrimtar
Adnie Morina, poete
Sadri Ramabaja, profesor

Artikulli paraprakSerbia ankohet për borxhet e Titos që kjo duhet t’i kthejë
Artikulli vijuesPritja e Kerry-t, përplasje mes presidencës dhe kryeministrit Rama