Serbia do të arrijë marrëveshje me Pakistanin që do t’i mundësojë asaj eksportimin e pajisjeve ushtarake në vendin aziatik, ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.
“Ato që ne mund të ofrojmë, janë automjetet e blinduara, municion i kalibrit të madh, pushkë dhe pajisje të natës”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me homologun pakistanez, Syed Naveed Qamar.
Ministri i Pakistanit ka thënë se detajet e marrëveshjes potenciale do të bëhen të ditura pasi delegacioni i Serbisë të vizitojë vendin e tij në muajt e ardhshëm.
Për vite të tëra, Serbia ka bërë përpjekje të rrisë eksportet e industrisë ushtarake, raporton rel.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, këto eksporte janë rritur në 247 milionë dollarë nga 75 milionë dollarë sa kanë qenë rreth pesë vjet më parë./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Pse është lodhur Beogradi me Prishtinën
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka përgënjeshtruar informacionet se është arritur marrëveshja për…
By
1 Min Read
Jep dorëheqje kryeministri italian
Kryeministri italian Mario Monti ka dhënë dorëheqjen duke hapur rrugën për zgjedhjet e përgjithshme. Monti…
By
0 Min Read
Misteri i flamurit të parë shqiptar-Cili është verzioni i vërtetë?
Simboli i pavarësisë në 28 nëntor 1912, flamuri, vazhdon të ketë disa enigma të pazgjidhura…
By
5 Min Read
Një myslimane e mbuluar si Esmeralda Shkjau
Besimi tek feja është një gjë, por praktikimi i riteve dhe traditave të saj, të…
By
1 Min Read
Kampi në Tabanoc i përngjan Aushvicit
Kampi i refugjatëve në Tabanoc është ndërtuar me gardh mbrojtës, para së gjithash, nga arsye…
By
1 Min Read
Protestuesit rrënojnë bazamentin e kryqit në Butel, vendosen tenda (FOTO)
Një grup protestuesish kanë rrënuar bazamentin ku po kryheshin punimet për ngritjen e kryqit 52…
By
1 Min Read
