Serbia, e përkëdhelura e Brukselit

Stitched Panorama

Bashkimi Evropian vazhdon ta përkëdhel të përzgjedhurën e saj Serbinë. Nuk e braktisë dhe nuk i kërkon të ndërgjegjësohet, edhe pse kjo e fundit sa herë ti teket i shkërmoq standardet e saj për lirinë, demokracinë, vlerat humane etj.
Nuk i kërkoi të ndërgjegjësohet as për krimet e bëra mbi popujt e këtij rajoni, gjithë ato vrasje, masakra, skena horrore, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë pjese të Evropës.
Përkundrazi gjenocidi i saj u shpërblye fillimisht me liberalizimin e vizave, ndërsa më pas edhe me statusin kandidatë për anëtarësim në këtë organizatë sui generis për mënyrën e funksionimit të saj.
Edhe pse ekzistojnë disa kritere të ashtuquajtura politike, ekonomike, çuditërisht kur është në pyetje ky shtet agresorë, ato zhduken sikur fluska e famshme e fusnotës e proklamuar nga disa protagonist të skenës kosovare të cilët i kanë hyrë valles së tangos me këtë shtet problematik dhe sipas gjitha gjasave ‘përcaktues’ i politikës gjeostrategjike ndërkombëtare, në këtë rast evropiane.
Serbia edhe kur i burgosë shqiptarët e pafajshëm, i diskriminon ata, edhe kur vendos barrikada dhe pengon lëvizjen e lirë të personave, mallrave, shërbimeve etj, edhe kur nuk respekton marrëveshjet e firmosura me garanci të evropianeve, edhe kur nuk përbush kushtet e parashtruara nga Komisioni Evropian, shpërblehet, inkurajohet, trimërohet edhe më tepër.
Kjo po dëshmohet edhe me murin e veriut, me trenin famëkeq, arrestimin e gjeneralit Ramush Haradinaj, e shumë veprime tjera armiqsore. A nuk është ky agresioni i radhës i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe a nuk po i thyen Bashkimi Evropian parimet e rregullat bazë të tij për pranimin e shteteve të reja në këtë organizëm.
Pse duhet të përdoren standarde të dyfishta, pse gjithmonë Serbia duhet të përfitojë dhe të avancojë në procesin e integrimit të saj, në kurriz të shqiptarëve.
Nëse, Evropa këtë e bënë për qëllime gjeostrategjike, të lidhura me procesin e zgjerimit të saj, gabon, sepse po i kontribuon djallëzimit politik dhe ekspansionit serb në veriun e Kosovës e gjetiu.
Shqiptarët po i godet, Kosovën e ka bërë një ishull të izoluara, nuk e njeh shtetësinë e saj, ndërsa Shqipërinë anëtare të NATO-s e trajton si të papjekur politikisht.
Kështu shqiptarët do të detyrohen ti kthehen idesë së Shqipërisë Natyrale, sepse ndryshe nuk do tolerojnë copëtimin e mëtejmë të trojeve të tyre, ky kompromisë i dhimbshëm nuk do të ndodhë./kumti.com

Artikulli paraprak‘Shpërthen’ Andi Bushati, tregon me emra vrasësit e së vërtetës në Shqipëri
Artikulli vijuesKohe mençurie, burrerie dhe vendosmerie