Serbia ia ndërron drejtimin “Rrugës së Kombit”

Qeveria e Serbisë ka pranuar të lidhet me Kosovën me autostradë, por jo në vendkalimin kufitar në Merdar, ashtu siç ishte planifikuar nga autoritetet serbe, pika lidhëse me Kosovën do të jetë afër Prapashticës, ndërsa lidhja me autostradën më të afërt të Serbisë do të bëhet diku afër qytetit Leskovc.

Ministri Serb i Komunikacionit, Milutin Mërkonjiq, ka thënë të shtunën në Beograd se Qeveria serbe ka planin e ndërtimit të autostradës nga Negotini që gjendet në afërsi me kufirin me Rumaninë e Bullgarinë, nëpërmjet Zajeçarit, Nishit në drejtim të Prishtinës e më pas Pejës, deri në kufi me Shqipërinë.

Mërkonjiq u ka thënë mediave serbe se me këtë rrugë pritet të krijohet një korridor i ri evropian. Ndërtimi i kësaj autostrade që, sipas tij, është i harmonizuar me BE-në, është planifikuar nga Serbia për shkak se ‘ekonomikisht kjo do të ishte e arsyeshme’.

Për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Mërkonjiq ka thënë se në Kosovë tashmë po ndërtohet autostrada nga Prishtina për në Pejë, por jo edhe pjesa e saj nga Prishtina drejt Merdarit.

Në bisedimet e kësaj mesjave në Bruksel, kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, bashkë me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është arritur akordimi për themelimin e grupit të përbashkët punues, i cili do të përgatisë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë, kurse nga BE-ja është kërkuar që të marrë pjesë në financimin e këtij projekti.

Kahja e autostradës që deri tash është njohur si Vermicë – Merdarë, mbase edhe mund të ndryshojë. Me të arritur në Besi, autostrada nuk pritet t’i drejtohet Merdarit.
Nga Besia, fshat në afërsi të Prishtinës, autostrada do të marrë kthesë në të djathtë për t’iu afruar kufirit me Serbinë në afërsi të fshatit Prapashticë, dhe të dalë në qytetin Leskovc.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk japin të dhëna nëse ky planë që tanimë është ideor do të shndërrohet në praktikë.kohaislame

Artikulli paraprakPër një muaj kapen 14 persona nga Interpoli
Artikulli vijuesÇifutët shpërngulin 1000 palestinezë nga banimet e tyre