Çifutët shpërngulin 1000 palestinezë nga banimet e tyre

Njoftohet se reparte të ushtrisë izraelite kanë shpërngulur rreth 1 mijë banorë të zonës Avar, që ndodhet brenda kufijve të Bregut Perëndimor, duke parashtruar si arsyetim stërvitjen ushtarake që do të zhvillojë në këtë zonë.

Kryetari i Asamblesë së Bashkuar të Bedevive të Avarit, Arif el-Derame tha se ushtria izraelite po e detyron popullin e zonës të shpërngulet me pretekstin e stërvitjes ushtarake.
Dëshmitarët okularë pohojnë se Izraeli ka përqendruar në zonën Avar tanke, transportues të blinduar dhe automjete të mëdha ushtarake.
Një javë më parë ushtria izraelite kishte instaluar në vendin e quajtur Tana afër zonës Avar sistemin e mbrojtjes kundër raketave dhe kishte kërkuar nga banorët të braktisnin zonën për shkak të stërvitjes ushtarake.
Para vitit 1967 numri i palestinezëve në Avar ishte 320 mijë, por si pasojë e politikave izraelite ky numër sot ka rënë në 60 mijë banorë. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakSerbia ia ndërron drejtimin “Rrugës së Kombit”
Artikulli vijuesOKB: Stambolli, kryeqyteti i botës