Beogradi ka marrë me shqetësim lajmin se mijëra boshnjakë të rinj janë duke zhvilluar ushtrime paraushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë.
Mediat e këtij shteti kanë raportuar se mbi 9000 ushtarë në krye me anëtarin e presidencës së BiH, Bakir Izetbegović, po kryejnë trajnime të paligjshme.Sipas të dhënave të tyre, më shumë se nëntë mijë persona të moshës 18 deri në 35 vjeçare, gjatë këtij viti kanë kryer aktivitete bazike luftarake.
Derisa 5,000 prej tyre u ngarkuan me uniforma dhe pajisje të nevojshme ushtarake.Mediat beogradase pretendojnë se kjo iniciative e udhëhequr nga Izatbegoviç vjen pas shqiptimit të aktgjykimit të shkallës së parë për Ratko Mlladiç në Tribunalin e Hagës.
Trajnimi ushtarak, jashtë Forcave të Armatosura të BiH, u zhvillua nën kujdesin e disa organizatave dhe shoqatave joqeveritare.Planet e trajnimit ushtarak përfshijnë më shumë klube të shtënat, të cilat, sipas të dhënave të inteligjencës, janë krijuar vetëm për këtë qëllim.Përdorimi i armëve të këmbësorisë boshnjakë nga këta të rinj, shtatë deri në 12 ditë është bërë në poligone dhe trajnimin të bazës në Sarajevë, Tuzla, Zenica, Bihaç, Buzim, Maglaj dhe Živinice.