Vuçiç: E ndalëm trenin, sepse u frikësuam nga autoblindat e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, pas ndaljes së trenit të nisur nga Beogradi për në Kosovë, Vucic ka thënë se për këtë gjë do ta njoftojëRusinë, Kinën, Mogherinin duke thënë se Kosova po luan luftash.

Po ashtu Vucic ka thënë se do ta kontaktojë edhe Joe Biden.

Kryeministri serb ka shtuar se shteti i tij e do paqen dhe u ka bërë thirrje serbëve për qetësi./kumti.com

Artikulli paraprakPropozohet heqja e pikave doganore mes Shqipërisë e Kosovës
Artikulli vijuesSi u fsheh incidenti me spiunët rusë në Bazën e Pashalimanit