“…Shaqiri Muslimani”- Alex Ferguson

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka lavdëruar karakteristikat e përforcimit të ri të Interit, Xherdan Shaqiri.

Mediat italiane kanë filluar të prezantojnë Xherdan Shaqirin.

Mesfushori kosovar brenda kësaj jave do të jetë zyrtarisht futbollist i ri i Interit, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e tij për rreth 15 milionë euro.

Dhe, versioni online i “Gazzetta dello Sport”, ka lavdëruar karakteristikat e Shaqirit.

“Xherdani është kosovar, me kombësi shqiptare. Erdhi herët në Zvicër. I ka fituar të gjitha me Baselin dhe Bayernin, e ka eliminuar Manchester Unitedin duke e bërë të qajë Fergusonin dhe e ka sfiduar Messin në Botëror, duke pësuar vetëm pas vazhdimeve. Ai është mysliman dhe ka një fizik të jashtëzakonshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”. 

Artikulli paraprakHashim Thaçi në vizitë në Mal të zi , paralajmërohen protesta
Artikulli vijuesAnalizë ushtaraku rreth sulmit të djeshëm në Paris!