Nga Zyra e sherifit të qarkut Broward në Florida deklaruan se një burrë ka vrarë vajzën e tij një-vjeçare dhe ka plagosur djalin shtatë-vjeçar, para se të vetëvritet pas një grindjeje me nënën e fëmijëve në rrugën South Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat kanë ndodhur rreth 01.30 pas mesnate sipas kohës lokale në Dania Beach. Gina Carter, zëdhënëse e sherifit të qarkut Broward, deklaroi për mediat lokale se familja ishte duke udhëtuar me makinën e tyre.
Ajo shtoi se nëna e fëmijëve kishte dalë nga automjeti duke u përpjekur që të mbërrijë në shtëpinë e të afërmve të saj për të kërkuar ndihmë. Ndërsa ishte brenda ajo dëgjoi të shtëna armësh.
Carter theksoi se 32-vjeçari Timothy Hollis dhe foshnja Kalla Hollis u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes. Timothy Hollis Junior u dërgua në spital në gjendje kritike.
Ajo më tej shtoi se hetuesit ende nuk e dinë shkakun e zënkës dhe nuk kanë zbuluar emrin e nënës.