Khan: Askush nuk ka të drejtë t’u tregojë grave çka nuk guxojnë të veshin

0
419

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan dënoi ndalesën e mbajtjes së burkinit të cilën e kanë vendosur disa qytete në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khan në intervistë për gazetën britanike “Evening Standard” deklaroi se mendon që “askush nuk ka të drejtë t’u tregojë grave çka guxojnë apo nuk guxojnë të veshin”.

“Askush nuk duhet t’u tregojë, kjo duhet të ndalohet, kjo është thjeshtë kështu”, theksoi Khan në prag të vizitës së tij në Francë. Ai shtoi se një nga anët pozitive të Londrës është m’u ajo se, siç tha, “toleron diferencën, respekton, e pranon dhe përvetëson”.

Ndalesa e mbajtjes së burkinit, ndër të tjera, në fuqi është në qytetet franceze Nicë, Kan dhe Sisc.

Gjykata më e lartë administrative në Francë, Këshilli Shtetëror, sot do të shqyrtojë kërkesën e Ligës franceze për të drejtat e njeriut që të pezullojë ndalesën e cila stigmatizon muslimanët.

Ndryshe, Franca është atdheu i pesë milionë muslimanëve dhe paraqet grupin më të madh të këtij minoriteti në Evropë.