SHBA: Irani po trajnon milicinë siriane

0
186

Irani po ndihmon formimin dhe trajnimin e një milicie në Siri, për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad, deklaroi oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës.

Gjenerali Martin Dempsey tha se milicia ka për qëllim që të ndihmojë forcat e regjimit sirian pas rënies së moralit të tyre.

Gjenerali Dempsey tha se Irani po trajnonte një milici të përbërë nga luftëtarë që ishin Shia.

Irani e ka përshkruar Sirinë si pjesë të një aleancë vitale në rajon që Teherani nuk  do të lejojë të prishet.

Ndërkohë, një samit i vendeve islamike do të pezullojë anëtarësimin e Sirisë, pavarësisht nga kundërshtimet e Iranit.

57 vendet anëtare të Organizatës e bashkëpunimit islamik, pritet të miratojnë vendimin e ministrave të Jashtëm në samitin e Mekës në Arabinë Saudite./tch/kohaislame