Krasniqi porosit Grabovcin: Në PDK kam më shumë hise

Partitë opozitare duhet t’i bashkohen “karvanit të bisedimeve”, nëse duan që t’i parandalojnë të këqijat dhe të kontribuojnë për të mirën e Kosovës. Në të kundërtën, ato s’do të kenë të drejtë të ankohen për rezultatin e bisedimeve.

Kështu ka thënë të martën kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një intervistën për “Zërin”. Ai është shprehur i sigurt se gjatë bisedimeve politike me Beogradin zyrtar, veriu nuk do të jetë temë e bisedimeve, por nëse kjo çështje hyn në mënyrë “klandestine” atëherë do të bisedohet në një segment me Luginën e Preshevës.

Krasniqi po ashtu tha se Kosova i ka hyrë në hak Luginës së Preshevës. Demarkacioni i kufirit, dëmet e luftës, fati i të pagjeturve, sipas tij, janë disa nga temat që do të mund të bisedoheshin gjatë bisedimeve të ardhshme. Ai thotë se PDK-ja nuk frikësohet t’i hyjë këtij procesi e vetme, por thekson se këtë gjë nuk ia dëshiron partisë së tij.

Sekretari i PDK-së i çon një “selam” bashkëpartiakut të tij, Adem Grabovci, duke i treguar se ai ka më shumë hise në PDK se sa të gjithë të tjetër. Sekretari i PDK-së e mirëpret inkuadrimin e Kadri Veselit në Partinë Demokratike të Kosovës./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA: Irani po trajnon milicinë siriane
Artikulli vijuesMediat serbe: Serbia do ta pranojë Kosovën pa fusnotë