SHBA-ja godet disa qendra të DAESH-it që dyshohen si fabrika të armëve kimike

WASHINGTON (AA) – Ushtria amerikane në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH ka goditur disa qendra ku mendohet se janë përdorur nga kjo organizatë për prodhimin e armëve kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në mediat amerikane thuhet se të dhënat për këto qendra janë marrë nga një person i cili u kap nga forcat speciale amerikane pak ditë më parë. Pas marrjes në pyetje avionët e ushtrisë amerikane kanë sulmuar disa pika në Irak.

Ushtria amerikane nuk ka dhënë informacione mbi objektivat e goditura, por një zyrtar ka thënë se synimi i këtyre sulmeve është eliminimi i kapaciteteve të DAESH-it për prodhimin e armëve kimike dhe sidomos të atyre me gaz mustard.

Artikulli paraprakSHBA-të nuk konfirmojnë testin raketor të Iranit
Artikulli vijuesShesheli para Gjykatës speciale dogji flamujt e BE-së dhe NATO-s