Pas Edward Snowden, SHBA është alarmuar se një tjetër kontraktor i NSA ka nxjerrë informacione sekrete. FBI ka arrestuar punonjësin e Agjencisë Amerikane të Sigurisë, me dyshimin se ka shitur informacione sekrete tek qeveritë e shteteve të huaja.
I arrestuari quhet Hal Martin, i cili është një veteran i Marinës së SHBA.
Martin ka punuar për kompaninë Booz Allan Hamilton, e njëjta kompani që kishte punësuar edhe Edward Snowden.