SHBA: Nuk dëshirojmë të dërgojmë ushtarët amerikanë në luftë tokësore kundër ISIL

0
142
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka deklaruar se nuk ka ndryshime në strategjinë amerikane kundër organizatës terroriste ISIL, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Earnest në konferencën ditore për media tha se ditëve të fundit disa persona kërkojnë ndryshime në strategjinë kundër ISIL ndonëse, siç thotë, as vetë nuk e dinë se çfarë strategjie në të vërtetë duan.
 
Ai theksoi se presidenti amerikan Barack Obama akoma nuk dëshiron të dërgojë ushtarët amerikan në luftë tokësore kundër ISIL.
 
Vuri në dukje gjithashtu se SHBA-të do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet e forcave në Irak dhe Siri, të cilët luftojnë kundër militantëve të ISIL.
 
“Obama nuk mendon për vendosjen e trupave amerikane në atë zonë. Ata që propozojnë ndryshime në strategjinë le të jenë më të qartë dhe më konkret”, ka thënë Earnest.