Erdogan kritikon Iranin për politikën ndaj Sirisë

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, ka kritikuar Iranin për mënyrën si i është qasur krizës siriane, duke e konsideruar atë si tepër të gabuar dhe me pasoja të rënda.

Gjatë një interviste për një tv turk, Erdogan u shpreh:”Të gjithë ne e dimë se Siria mbështetet fuqishëm nga Irani.”
Kryeministri turk tha se u është komunikuar zyrtarëve iranianë se alternativa e zgjedhur prej tyre është e gabuar dhe do e shtyjë rajonin drejt destabilitetit. Sipas tij, mungesa e stabilitetit dhe dhuna që regjimi sirian ushtron ndaj popullsisë, do të ndikojnë gjithë rajonin. Përgjegjësi për këtë mbajnë dhe vendet që mbështesin regjimin e Sirisë.
Kjo deklaratë e Erdogan vjen ndërkohë që lufta është në kulmin e saj mes forcave të regjimit dhe ushtrisë siriane të lirë, kryesisht në qytetin Haleb. Forcat e Esed kanë përdorur dhe hapësirën ajrore për bombardimin e pozicioneve të opozitës. Bombardimet kanë shkaktuar një masakër të vërtetë në mesin e popullsisë. /AO/kohaislame

Artikulli paraprakTajfuni në Kinë, evakuohen 2 milionë persona
Artikulli vijuesRishikohet mundësia e ndërtimit të urës që lidh Egjiptin me Arabinë Saudite