SHBA: Qeveria nuk është e gatshme t’i publikoj fotot e bin Ladenit

Qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se ende nuk është e gatshme t’i publikoj fotografitë e liderit të vrarë të al-Kaidës, Osama bin Laden, pasi sipas tyre ato ende mund të çojnë në dhunë dhe reagime.

Grupi konservator Judicial Watch, në bazë të Aktit për Lirinë e Informimit, ka kërkuar publikimin e fotografive.

Por, agjencia CIA i ka mbajtur 52 dokumente të ndërlidhura me operacionet nga të cilat u vra Osama bin Laden, duke thënë se materialet dhe informacionet e tjera sekrete, janë të përjashtuara në mënyrë specifike nga ligjet e tjera.

Sot, grupi Judicial Watch, në një gjykatë apeli në Uashington, ka argumentuar se qeveria nuk ka paraqitur arsye specifike të mjaftueshme për refuzimin e kërkesës për publikimin e dokumenteve.

Por, avokati i Departamentit të Drejtësisë, Robert Leobe, i ka theksuar shqetësimet për sigurinë kombëtare, duke thënë në gjykatë se fotografitë do të shfrytëzoheshin nga al-Kaida për “të nxitur tensione” dhe “inspiruar sulme hakmarrëse”./BS/kohaislame

Artikulli paraprakOKB vendim historik lidhur me hixhabin
Artikulli vijuesDrogë në autobusin Prishtinë-Vjenë, pranga çiftit