Drogë në autobusin Prishtinë-Vjenë, pranga çiftit

Burrë e grua derisa po rehatoheshin në autobusin që nisej nga Prishtina për në Vjenë të Austrisë, u përballën me efektivët e policisë.

Kishte një arsyeje, policia antidrogë dyshonte se në bagazhin e tyre ka drogë.
Gjatë bastisjet, në çantat e çiftit të ri, u gjeten mbi 2 kilogramë e gjysmë mariuhanë.
Derisa policia po kontrollonte çantat e tyre, te vendosura në autobusin e kompanisë “Bici Com”, që ka linjën e rregullt Prishtinë-Vjenë, i dyshuari arriti të ikë në drejtim të panjohur, përderisa bashkëshortja e tij, 23-vjeçare, ra në pranga të policisë.
Dy orë më vonë, i dyshuari u vetëdorëzua në polici dhe së bashku me bashkëshorten, u dërguan në qendrën e mbajtjes. Njësiti kundër lëndëve narkotike është duke hetuar rastin./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA: Qeveria nuk është e gatshme t’i publikoj fotot e bin Ladenit
Artikulli vijuesPakistan: Nga sulmet me bomba, 115 të vrarë