SHBA-Ramës: Larg gjuhës që nuk çon në BE

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste në Ulqin lidhur me bashkimin e mundshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për VOA.
 
Në qëndrimin e saj ambasada theksonte se mbështet aspiratat e vendeve të Ballkanit dhe se duhet “të punohet për bashkëpunimin rajonal, si dhe të qëndrohet larg nga gjuha që nuk të çon në BE.”
 
SHBA-të përsërtinin se e mirëpresin riafrimin nga BE-ja për vendet e Ballkanit, por se mirëpresin gjithashtu edhe “garancitë” që kanë marrë nga qeveria dhe që “theksonin rëndësinë që ka integrimi”
Artikulli paraprakÇfarë lufte ka në Kosovë? Po në Shqipëri?
Artikulli vijuesObama pritet të nxjerrë Kubën nga “shtetet sponsorizuese të terrorizmit”