SHBA shënojnë temperatura të ulëta -50°c

Në këtë vend që jeton dimrin më të ftohtë të 20 viteve të fundit, nga të moti i ftohtë kanë humbur jetën 21 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaplohen nga një valë e motit të ftohtë.

Në këtë vend që jeton dimrin më të ftohtë të 20 viteve të fundit, nga të moti i ftohtë kanë humbur jetën 21 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kapluar nga një valë e të ftohtit të quajtur “vorbulli polar”.

Rryma e ajrit, e cila është më me ndikim në pjesë perëndimore, mori nën ndikim edhe pjesën jugore dhe lindore të vendit.

Zyrtarët tërheqin vëmendjen duke thënë se në vend ku temperaturat kanë rënë në -50°C pjesët e trupit që mbeten të ekspozuara ndaj të ftohtit mund të nginë brenda disa minutave.

Si pasojë e sulmit kardiak të shkaktuar nga kushtet e motit 4 persona kanë humbur jetën në Çikago.

Edhe transporti i ndikuar nga kushtet e këqija të motit ballafaqohet me pengesa të shumta. Me mijëra fluturime dhe udhëtime trenash janë anuluar për shkak të motit.

Për shkak të temperaturave të ulëta një numër i madh i hekurudhave kanë ngrirë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhen rezervat më të mëdha të botës të ujit të ëmbël, kanë ngrirë edhe një pjesë e madhe e liqeve dhe lumenjve në veri.

Artikulli paraprakIkja ilegale në Perëndim, fatale edhe për një familje kosovare
Artikulli vijuesSipas sondazhit Dr. Shefqet Krasniqi më i besueshëm se krerët e shtetit