Siri: Djegen tri qendra të naftës

Qeveria siriane, ka akuzuar rebelët e opozitës për shkatrrimin e tri qendrave të naftës në lindje të vendit.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, citoi një zyrtar nga Ministrinë e Naftës, duke thënë se “grupe të armatosura terroriste”, kishin kryer sulmet.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thanë se të dielën granatime të rënda kanë ndodhur në një lagje në qytetin verior të Aleppos, ku ka pasur dhjetra civilëve që janë larguar nga ajo pjesë.

Oragnizatat thanë se katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet.

Kombet e Bashkuara thotë se rreth 70, mijë njerëz janë vrarë deri tani në konfliktin e Sirisë.

Artikulli paraprakSi në kohën e Boletinit, ashtu edhe sot: ambasadori rus në veri të Mitrovicës
Artikulli vijuesVjedhjet në Kosovë, dukuri në rritje