SHBA-të e dënojnë ashpër deklaratën e Erdoganit

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar ashpër akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdogan se Izraeli qëndron prapa heqjes nga pushteti të liderit islamik egjiptian, Muhammad Morsi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se sygjerimi i bërë është ofendues dhe i gabueshëm.

Ai ka thënë se deklarime të tilla vetëm sa e tërheqin vëmendjen për nevojën që të gjitha shtetet në rajon të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.

Kryeministri turk, Erdogan, i ka bërë akuzat gjatë një fjalimi që është transmetuar nga mediat kombëtare turke.

Dëshmia e vetme e tij ka qenë një deklaratë e një intelektuali francezo – izraelit gjatë një takimi me një zyrtar izraelit.

Erdogani gjithashtu ka sulmuar edhe vendet islamike duke i akuzuar ata se po bëjnë tradhëti duke mbështetur udhëheqësinë ushtarake të Egjiptit./rel

Artikulli paraprakArrestohet palestinezi vetëm pse prodhoj parfumin "Aroma Mursi"
Artikulli vijuesNë SHBA filloi transmetimin kanali i ri televiziv "Al-Jazeera America"