SHBA, vdes marinari i plagosur në atentatin në Tenesi

Një marinar amerikan ka ndërruar jetë këtë të shtunë si pasojë e plagëve të marra në atentatin në bazën e marinës në Tenesi, dy ditë më parë.
 
Ka qenë vetë Marina Amerikane që ka njoftuar ndarjen nga jeta të specialistit të logjistikës Randall Smith, i cili e çon në 5 numrin e personave të vrarë nga Mohammad Youssuf Abdulazeez. 
 
Katër viktimat e tjera, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes, ishin marinsa. Ndërsa vetë Abdulazeez u vra në një shkëmbim zjarri me policinë. 
 
FBI deklaroi një ditë pas ngjarjes se motivet e saj janë të paqarta dhe se për momentin nuk ka pasur prova të autori të ketë pasur mbështetjen e një organizate terroriste ndërkombëtare. 
 
Atentatori fillimisht hapi zjarr në një qendër rekrutimi në lokalitetin Çatanuga, më pas udhëtoi rreth 10 kilometra për për tek qendra e përdorur nga marinarët dhe marinsat, ku ai qëlloi dhe vrau katër prej tyre dhe plagosi një të pestë. 
 
Autoritetet e marinës nuk e publikuan emrin e marinarit të ndjerë, por anëtarë të familjes së tij konfirmuan se bëhej fjalë për Randall Smith. 
 
Një e afërme e të ndjerit tha për gazetën ushtarake amerikane “Yje dhe Vija” se, Smith ishte i martuar dhe ishte baba i tre vajzave të vogla./Top-Channel
Artikulli paraprakArabi Saudite, arrestohen 431 militantë të ISIS
Artikulli vijuesKatolikë e myslimanë festojnë bashkë Bajramin (video)