Mafia shqiptare dhe ajo kosovare janë aktive në tregun e kokainës në Zvicër, ka thënë sot Olivier Gueniat, shef i Departamentit për Hetime të Krimeve në kantonin e Neuchatel-it në Zvicër.
Përmes një raporti të detajuar rreth trafikimit të drogave, të quajtur “Le Matin Dimanche”, Gueniat ka thënë se organizatat kriminale shqiptare dhe kosovare janë nën shënjestrën e autoriteteve zvicerane që prej 5 apo 6 vitesh.
Gueniat ka deklaruar se trafikantët shqiptarë dhe kosovarë të drogës janë më të matur në shitjen e drogave, në krahasim me trafikantët që vijnë nga vendet afrikane. Ka thënë se trafikantët shqiptarë shumë pak herë mund t’i gjesh në rrugë, shkruan CDA,
“Cilësia e heroinës ka rënë gjatë njëzet viteve të fundit”, ka thënë Guéniat për agjencinë e lajmeve SDA nga Zvicra. Kjo edhe për faktin se heroina është më pak në dispozicion viteve të fundit. /Insajderi